DYLON

FSK nderon sakrificën e familjes Jashari në Prekaz

FSK nderon sakrificën e familjes Jashari në Prekaz
Redaksia

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Festave të Nëntorit, gjeneralë dhe oficerë të lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Ekohigjiena

Homazhet u zhvilluan në shenjë nderimi dhe respekti për sakrificën sublime të familjes Jashari, të Komandantit legjendar Adem Jashari dhe të gjithë dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe për të gjithë brezat që luftuan dhe u flijuan për atdheun.

Në kuadër të këtyre datave historike, kujtohet edhe dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 28 nëntor 1997, në Llaushë të Skenderajt, një ngjarje me rëndësi të veçantë në historinë e luftës për lirinë e Kosovës. Kjo ngjarje shënoi një moment të rëndësishëm të organizimit dhe të rezistencës së armatosur për çlirimin e vendit, duke u bërë pjesë e pandashme e kujtesës historike të popullit të Kosovës.

Përmes këtij nderimi, Forca e Sigurisë së Kosovës riafirmo respektin e përhershëm ndaj historisë së luftës për liri, sakrificës së dëshmorëve dhe vlerave mbi të cilat u ndërtua shteti i Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.