DYLON

FSK merr pjesë në ushtrimin “Golden Sabre 25”

FSK merr pjesë në ushtrimin “Golden Sabre 25”
Avatar photo Redaksia

Forca e Sigurisë së Kosovës po merr pjesë në ushtrimin e përbashkët “Golden Sabre 25”, të organizuar nga misioni i NATO-s në Kosovë. Pjesëmarrja e njësive specialistike të FSK-së në një ushtrim të këtij konteksti, përfaqëson një hap të rëndësishëm në avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në mes të KFOR, FSK dhe PK.

Ky aktivitet që mbledh rreth 600 pjesëmarrës nga vende të ndryshme partnere dhe aleate, është i projektuar të forcojë ndërveprueshmërinë dhe për të testuar gatishmërinë dhe përgjigjen e koordinuar ndaj krizave, në një mjedis kompleks operacional.

EkoHigjiena

Angazhimi i FSK në këtë kontekst shumëkombësh, me kapacitetet specialistike të Gardës Kombëtare, përbën një dëshmi të qartë të avancimit të aftësive tona institucionale, në realizimin e detyrave kyçe për ofrimin e mbështetjes së autoriteve civile dhe në përputhje me standardet e NATO-s.

FSK po vazhdon të thellojë angazhimin e saj në iniciativa të përbashkëta vendore dhe ndërkombëtare, duke u mbështetur në partneritet të qëndrueshëm dhe në vizionin e një vendi të sigurt, të integruar dhe të gatshëm për të kontribuar në paqen dhe stabilitetin global. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.