/2L ONLINE/ – Nga data 29 nëntor e derimë 01 dhjetor 2016, Forca e Sigurisë së Kosovës (FKS), do të realizon një ushtrim fushor në territorin e Komunës së Vitisë, veçanërisht në fshatrat Gjylekar, Remnik, Stubëll, Goden i Madh, Letnicë, Vërnakollë dhe Vërnezë.
Për këtë qëllim, Zyra për Informim Publik dhe Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë e Komunës së Vitisë kanë njoftuar qytetarët se gjatë këtyre ditëve në vazhdim, trupat e FSK-së, do të lëvizin nëpër rrugët e vendit. Aty ku do të realizohen ushtrimet lëvizjet do të jenë më të shtuara, dhe e gjithë kjo do të bëhet pa penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve, pa cenuar pronën dhe pasurinë e tyre.
Përndryshe ky ushtrim fushor ka për qëllim përgatitjen e njësiteve të FSK-së që, në raste të fatkeqësive të vërteta të jenë në gjendje që në kohë sa më të shkurtër t`u dalin në ndihmë qytetarëve të vendit. /2L ONLINE/
fotoilustruese