DYLON

FSK mban ushtrime të përbashkëta me ushtrinë amerikane

Avatar photo Redaksia

​Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Ushtria amerikane për Evropë sot në Aeroportin e Gjakovës mbajnë ushtrim të përbashkët të titulluar “Ndihma e Kosovës” – Kosovo Aid.

Pjesë e skenarit janë Aeroplanët amerikan të tipit C130J, helikopterë UH-60 ‘’ Black Hawks’’, të cilët do të zbarkojnë në aeroportin e Gjakovës si dhe skenarë të tjerë të ushtrimit sipas skenarit të planifikuar më parë.

EkoHigjiena

Qëllimi i ushtrimit është që FSK-ja të trajnohet që të asistojë autoritetet civile gjatë emergjencave dhe fatkeqësive natyrore apo emergjencave tjera që kërkojnë asistencë humanitare.

Ushtrimi realizohet nga Forca e Sigurisë së Kosovës e cila udhëheq me ushtrimin dhe realizohet me asistimin e Brigadës së Katërt të Këmbësorisë Parashutiste Luftarake nga Alaska e Shteteve të Bashkuara të Amerikës(ShBA), aktualisht e bashkangjitur Ushtrisë amerikane për Evropë, si dhe Komandës së SHBA-ve për Evropë(UECOM).

Roli i Ushtrisë amerikane për Evropë është asistencë në planifikim, burime trajnuese dhe ekspertizë teknike.

Për të parë nga afër ekzekutimin e ushtrimit: ‘’Ndihma e Kosovës’’, në vend ushtrim do të jenë të pranishëm, zëvendës ministri Fadil Gashi, Komandanti i Forcës së Sigurisë, gjenerallejtënant Rrahman Rama, Ud/komandantit të Brigadës për Reagim të Shpejtë, kolonel Xhevahir Geci dhe oficerë të tjerë të lartë të FSK-së dhe Ushtrisë amerikane për Evropë.
http://www.rtklive.com/index.php?id=2&r=31997

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.