DYLON

FSK mban ligjërata për vetëdijesimin nga rreziku i minave

FSK mban ligjërata për vetëdijesimin nga rreziku i minave
Avatar photo Redaksia

Instruktorët e Kompanisë së Deminimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), kanë filluar mbajtjen e ligjëratave për nxënësit në shkollat fillore dhe të mesme të ulët në Komunat e Kosovës, për vetëdijesimin e nxënësve nga rreziku i minave dhe mjeteve tjera të ndryshme eksplozive të pashpërthyera.

Ky projekt realizohet në bashkëpunim mes Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe Drejtorive Komunale të Arsimit.

EkoHigjiena

Instruktorët e Kompanisë së Deminimit të FSK-së, të trajnuar për edukim nga rreziku i minave dhe mjeteve tjera të ndryshme eksplozive të pashpërthyera ka filluar fushatën për vetëdijesimin e nxënësve në shkollat fillore të cilat gjenden në afërsi të zonave të prekura nga minat dhe mjetet e tjera të pashpërthyera në territorin e Republikës së Kosovës dhe do të mbahet për të gjitha komunitetet me qëllim të parandalimit të incidenteve me mina apo mjete tjera të pashpërthyera, të cilat gjinden në Kosovës dhe paraqesin rrezik për qytetarët e vendit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.