(2L ONLINE) – Autoritetet policore kanë bërë me dije se një qytetar ka raportuar përmes telefonit policinë në lidhje me një mjet të dyshimtë në fshatin Livoq i Epërm, të komunës së Gjilanit.
Në lidhje me rastin është njoftuar njësiti për deminim në kuadër të FSK-së, të cilët i janë përgjigjur rastit. Mjeti i dyshimtë sipas ekspertëve të njësitit për deminim ka qenë një predhë e mortajës së dorës që dyshohet të ishte prodhim jugosllav.
Mjeti i dyshimtë është tërhequr nga vendi i ngjarjes nga FSK-ja pa ndonjë ekses, thuhet në një njoftim të policisë. /2L ONLINE/
fotoilustirm