Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes kanë përfunduar “Kursi i Liderit Luftarak” dhe “Kursi i Fitnesit Fizik”.
Në shkollën e nënoficerëve në KDS janë certifikuar 39 ushtarak në “Kursin e Liderit Luftarak” që është hapi qenësor i një ushtaraku drejt zhvillimit në kanalin e nënoficerëve duke u përgatitur dhe duke ngritur vlerat personale ushtarake të udhëheqjes dhe frymës ekipore të punës, gjithashtu në Qendrën e Stërvitjes Profesionale në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes janë certifikuar 23 instruktor të Fitnesit Fizik.
Përgatitja fizike e personelit ushtarak përbën një nga shkathtësitë që duhet të zotërojë secili, ku nëpërmjet fitnesit fizik të arrijmë forcën, energjinë dhe qëndrueshmërinë për të realizuar detyrat taktiko-operative bazuar në mision, njofotn FSK. /2LONLINE/