DYLON

FSK: Ka përfunduar ushtrimi fushor “Ujku Bravo”

FSK: Ka përfunduar ushtrimi fushor “Ujku Bravo”
Avatar photo Redaksia

“Në kuadër të planit për validimin e Kompanive, Regjimenti i Tretë ka realizuar ushtrimin “Ujku Bravo” ku pjesëtarët e kompanisë janë sfiduar dhe trajnuar intensivisht për operacione togu, duke përfshirë përdorimin e të gjithë sistemeve të armatimit që i ka një kompani e këmbësorisë”, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Skenarët e ushtrimit janë përgatitur në përputhje me zhvillimet aktuale të luftës, duke përfshirë çarjen e pengesave si dhe reagimin ndaj sulmeve kimike.

EkoHigjiena

Ky ushtrim ka qenë një mundësi e shkëlqyer për forcimin e aftësive, bashkëpunimit dhe gatishmërisë së pjesëtarëve të kompanisë për t’u përballur me sfidat e mundshme në terren. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.