Instruktorët e Kërkim Shpëtimit Malor të Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, (FSK), kanë realizuar kampin treditor me studentët e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe të Sportit.
Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar kampin në Parkun Kombëtar Blinajë, në kuadër të bashkëpunimit me institucionet edukativo arsimore, me ç` rast trajnerët e FSK-së, ligjëruan tema të rëndësishme të mbijetesës në natyrë, duke u fokusuar në ndërtimin dhe sigurinë e kampit, ndihmën e parë, orientim në natyrë, navigim, lëshim me litar nga shkëmbinjtë, marshim kondicional si dhe aktivitete tjera rekreative.
Bashkëpunimet e tilla ndikojnë në krijimin e besueshmërisë ndaj institucionit tonë dhe njëkohësisht të rinjtë kanë mundësinë që të familjarizohen me jetën ushtarake, njofton FSK. /2LONLINE/