DYLON

FSK-ja realizon ushtrimin fushor “IRON PLATOON”

FSK-ja realizon ushtrimin fushor “IRON PLATOON”
Avatar photo Redaksia

Regjimenti i parë i Komandës së Forcave Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka realizuar ushtrimin fushor “Iron Platoon” në Babaj të Bokës në Gjakovë.

Qëllimi i ushtrimit ka qenë trajnimi i togjeve të Kompanisë 1B në skenare të ndryshme luftarake në nivel togu me municion real (Live Fire Exercise LFX-Platoon Level), me q ‘rast pjesëmarrësit patën mundësinë të praktikojnë detyrat e : sulmit në objektiv në nivel togu dhe togu i këmbësorisë në mbrojtje.

EkoHigjiena

Ushtrimi u realizua në kuadër të planit vjetor të trajnimeve, ku togjet treguan përformancë të shkëlqyer në ekzekutimin e misionit dhe detyrave të planifikuara në përputhje me standardet doktrinore në fuqi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.