DYLON

FSK-ja realizon trajnimin “Operacionet e Materieve të Rrezikshme – Niveli Teknik”

FSK-ja realizon trajnimin “Operacionet e Materieve të Rrezikshme – Niveli Teknik”
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Defense Threat Reduction Agency ( DTRA) SHBA, Instruktorët e Kompanisë së Materieve të Rrezikshme nën monitorimin e instruktorëve amerikan kanë realizuar trajnimin “Operacionet e Materieve të Rrezikshme- Niveli Teknik”.

Trajnimi është mbajtur në kazermën e FSK-së “Evropianet e Rinj” në Pomozatin, ku pjesëtarët e FSK-së fituan njohuri për përdorimin dhe teknikat e pajisjeve, zbulimin e prezencës dhe për teknikat mbrojtëse ndaj materieve të rrezikshme.

EkoHigjiena

Qëllimi i trajnimit ishte të bëjë aftësimin e personelit që të reagoj në incidente me materie të rrezikshme, me qëllim zbatimin ose mbështetjen e veprimeve për të mbrojtur jetën e njerëzve, pronën dhe mjedisin. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.