DYLON

FSK-ja po merr pjesë në ushtrimin fushor në Kroaci dhe Slloveni

Avatar photo Redaksia

Në organizim të Forcave të Armatosura të Kroacisë dhe të Sllovenisë dhe në përkujdesjen e Ushtrisë Amerikane për Evropë (USAREUR) nga data: 06-22 Shtator 2015, po mbahet Ushtrimi fushor “Reagimi i Menjëhershëm 2015” ku po marrin pjesë vendet e ndryshme të rajonit, kurse FSK-në, po e përfaqëson një Kontingjent prej 12 pjesëtarëve.

Qëllimi i mbajtjes së këtij trajnimi fushor është që pjesëtarët që po marrin pjesë në këtë trajnim të arrijnë nivel sa më të lartë të ngritjes profesionale dhe koordinimit të aktiviteteve të tyre.

EkoHigjiena

Para nisjes së kontingjentit të FSK-së, (5 shtator) për Kroaci-Slloveni, zëvendës komandanti i KFT-së, gjeneral brigade Gëzim Hazrrolli i uroi për pjesëmarrjen në këtë ushtrim mjaft të rëndësishëm për FSK-në, por njëkohësisht kërkoi nga ta, që të bëjnë më të mirën e mundshme gjatë ushtrimit. “Kërkoi nga ju qe të bëni më të mirën të mundshme, pasi që rëndësia e paraqitjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës është e veçantë, jemi në fillimin e bashkëpunimeve si në këto ushtrime, por edhe në aktivitete të ndryshme, jemi në procesin e integrimit që do vijë shumë shpejt, e rëndësishme për ne është faktikisht, që këtë flamur që e mbajmë ta prezantojmë më së miri, dhe t’iu tregojmë të tjerëve që më të vërtetë jemi të interesuar që FSK-në, ta shtyjmë atje ku do ta këtë vendin dhe ku e ka vendin”.

Gjeneral Hazrolli me këtë rast, kërkoi nga pjesëtarët e FSK-së, që një rëndësi të veçantë t’i kushtojnë sigurisë se tyre, “mbi të gjitha është siguria e juaj, pra shpresoj që ta kryeni detyrën tuaj dhe të ktheheni me një sukses të lartë dhe të jepni sa më shumë nga eksperienca juaj, pasi keni një eksperiencë, që shumë kush do dëshironte ta kishte” shtoi në fund, gjeneral Hazrrolli. Në përcjellje të kontingjentin të FSK-së, ishte edhe kolonel Xhevahir Geci, ushtrues detyre i Komandantit të Brigadës për Reagim të Shpejtë ( BRSH) dhe shefi i Departamentit të Operatives të KFT-së, kolonel Bashkim Shillova. Ushtrimi fushor “Reagimi i Menjëhershëm 15” pritet të përfundojë më 22 shtator 2015.