DYLON

FSK-ja në mbështetje të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut “Dhuro gjak shpëto jetë”

FSK-ja në mbështetje të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut “Dhuro gjak shpëto jetë”
Avatar photo Redaksia

Në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës është duke u realizuar aksioni humanitar i dhurimit vullnetar të gjakut, në mbështetje të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut.

Aksionit vullnetar të dhurimit të gjakut i janë përgjigjur një numër i madh i dhuruesve të gjakut nga pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, me qëllim që ti dalin në ndihmë Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut dhe gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

EkoHigjiena

Aksioni për dhurimin vullnetar të gjakut është organizuar në koordinim me Regjimentin e Mjekësisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut( QKKTGJ) dhe sipas planit do të vazhdojë në të gjitha kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.