DYLON

FSK-ja mbështet Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut

FSK-ja mbështet Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut
Avatar photo Redaksia

Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut në Kosovë, për nder të Ditës Botërore të Dhurimit të Gjakut (14 qershorit) sot në sheshin ,,Nënë Tereza” në Prishtinë, ka organizuar javën e dhurimit vullnetar të gjakut.

Java e dhurimit vullnetar të gjakut ka filluar më 18.06.2018 dhe do të përfundojë më 22.06.2018. Për rëndësinë që ka sigurimi në kohë i gjakut dhe produkteve të tij, gjatë kësaj jave do të jetë në fokus edhe falënderimi për të gjithë dhuruesit vullnetarë të gjakut të cilët me dhurimin e gjakut të tyre shpëtojnë jetë çdo ditë.

Këtij aksioni vullnetar iu bashkuan shumë pjesëtarë të FSK-së, qytetarë të shumtë, kalimtarë të rastit, por edhe grupe të organizuara që me vullnetin e mirë i ishin përgjigjur këtij aksioni

EkoHigjiena

FSK-ja, si çdo vit edhe këtë vit e ka mbështetur Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut me mjete logjistike. Në sheshin ,,Nënë Tereza” ka ngritur një tendë për të gjithë vullnetarët që dhurojnë gjak. Aksionit iu përgjigjën një numër i madh i pjesëtarëve të FSK-së, të cilët edhe përgjatë vitit në mënyrë të organizuar dhurojnë gjak. Qindra doza gjak grumbullohen nga këta pjesëtarë për nevojat e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.