DYLON

FSK-ja mbanë trajnime për studentët e mjekësisë

FSK-ja mbanë trajnime për studentët e mjekësisë
Avatar photo Redaksia

Kompania për Operacione me Civilë (KOC) e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), së bashku me organizatën Kosova’s Organization of Medical Students (KOMS) kanë realizuar projektin “N’mal”, ku mbi 100 studentë të mjekësisë patën rastin të ndjekin leksione teorike dhe praktike nga pjesëtarë të FSK-së, doktorë dhe profesorë nga fusha e mjekësisë.

Aktivitete të realizuara në këtë projekt ishin mjekësia sportive, ofrimi i ndihmës së parë me mjete rrethanore, aktivitete të ndërtimit të ekipit (Team Building), orientimi në natyrë përgjatë ecjes malore si dhe aktivitete të tjera sociale.

EkoHigjiena

Qëllimi i këtij projekti ishte ngritja e bashkëpunimit mes FSK-së dhe organizatave jo-qeveritare në vend, ngritja e vetëdijes shoqërore mbi tema të cilat ishin objekt i këtij projekti dhe ofrimi i mbështetjes institucionale ndaj studentëve që në të ardhmen e tyre si mjekë do ti shërbejnë vendit tonë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.