DYLON

FSK-ja institucioni më i besueshëm i sigurisë për qytetarët e Kosovës

FSK-ja institucioni më i besueshëm i sigurisë për qytetarët e Kosovës
Avatar photo Redaksia

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) pas publikimit të edicionit të nëntë të Barometrit Kosovar të Sigurisë, dhe pas publikimit të rezultateve; del se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) edhe këtë vit (2019) doli të jetë institucioni më i besueshëm i sigurisë.

(81%) në vend, për qytetarët e Kosovës.

Barometri Kosovar i Sigurisë është një mjet i veçantë, përmes të cilit Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë mat perceptimet publike në Kosovë.

EkoHigjiena

Edicioni i nëntë i Barometrit Kosovar të Sigurisë përbëhet nga dy kapituj. Derisa, kapitulli i parë mat perceptimet e qytetarëve lidhur me besueshmërinë në institucionet e sigurisë, drejtësisë, si dhe në institucione të nivelit qendror dhe lokal; kapitulli i dytë interpreton perceptimet e qytetarëve lidhur me korrupsionin në këto institucione.

Sipas anketimit të qytetarëve edhe këtë vit del se Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon të jetë institucioni më i besuar nga të gjitha institucionet që Barometri ka matur në këtë edicion, mbi 81për qind të qytetarëve. Po ashtu Forca e Sigurisë së Kosovës, sipas këtij barometri, shihet si institucioni më së paku i korruptuar në nivel të Kosovës.

Ky rezultat padyshim është pasqyrim i aktiviteteve dhe punës me përkushtim të lartë në realizimin e detyrave të planifikuara nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.