DYLON

FSK-ja e gjen trupin e pajetë të Mustafë Haxhisë në lumin Erenik

FSK-ja e gjen trupin e pajetë të Mustafë Haxhisë në lumin Erenik
Avatar photo Redaksia

Sot, rreth orës 11.30, Njësiti i specializuar i Kërkim-Shpëtimit në Ujëra i FSK-së, arriti ta gjejë trupin e pajetë të 82 vjeçarit, Mustafë Haxhisë, i cili kishte rënë në lumin Erenik të Gjakovës, më datë 06.01.208.

Ekipet e Kërkim- Shpëtimit të FSK-së, pas marrjes së informacionit se një person ishte zhdukur në ujërat e lumit Erenik të Gjakovës, u angazhuan në kërkimin e trupit të tij dhe pas një kërkimi përgjatë rrjedhës së lumit në gjatësi prej 9 km, arritën ta gjejnë trupin e pajetë të të ndjerit, në kilometrin e gjashtë të rrjedhës së Lumit Erenik.

Trupi i pajetë iu dorëzua Policisë së Kosovës.

EkoHigjiena

Në këtë operacion ishin të angazhuar edhe Drejtoria për Emergjenca e Kuvendit Komunal të Gjakovës, Policia e Kosovës, një ekip mjekësor i emergjencës së spitalit të Gjakovës dhe zjarrfikësit e Gjakovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.