DYLON

FSK-ja dhuron gjak për herë të dytë brenda vitit

FSK-ja dhuron gjak për herë të dytë brenda vitit
Avatar photo Redaksia

Në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, sot filloi aksioni tradicional humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, me moton ,,një pikë gjak për shpëtimin e një jete”, për nevojat e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës, nga pjesëtarët e FSK-së dhe shërbyesit civilë të MFSK-së.

Aksionit, si gjithherë, edhe sot i janë përgjigjur një numër i konsiderueshëm i dhuruesve të gjakut. Vetëm në dy orët e para numri i dhuruesve kishte arritur në 24, numër ky që parashihet të rritet, bazuar në radhët e pjesëtarëve që prisnin për t’i kaluar procedurat normale të ofruara nga ekipet mjekësore.

Në mesin e dhuruesve të gjakut janë edhe oficerët e lartë të FSK-së, ndër të cilët është edhe gjeneral major Gëzim Hazrolli, i cili pa hezitim i është përgjigjur aksionit për të dytën herë brenda këtij viti. Ai me këtë rast tha: ,,Ashtu siç është edhe misioni i institucionit, përgjigje në raste emergjente, ashtu është edhe motoja jonë: Të dhurojmë gjak për të shpëtuar jetë njerëzish, jetën e qytetarëve tanë në rast nevoje. Bashkëpunimi i MFSK-së dhe FSK-së me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës është shumë i mirë dhe ne si FSK çmojmë lart misionin e QKTGJK, prandaj edhe aksioneve të tilla u përgjigjemi gjithmonë”.

EkoHigjiena

Si të gjitha aksionet për dhurimin e gjakut, edhe ky i sotmi është organizuar në bashkërendim të plotë të Departamentit të Mjekësisë dhe Departamentit për Bashkëpunim Civilo- Ushtarak të MFSK-së me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës.

Aksioni për dhurimin vullnetar të gjakut, i filluar sot në Ministri, sipas planit do të vazhdojë në të gjitha kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës deri më 11 shtator 2018.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.