DYLON

FSK-ja demolon mbi 200 mjete eksplozive të pashpërthyera

FSK-ja demolon mbi 200 mjete eksplozive të pashpërthyera
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të operacioneve të pastrimit të fushëbetejave; pjesëtarët e Kompanisë së Deminimit (EOD) të Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), gjatë javës së kaluar kanë gjetur mbi 200 mjete eksplozive të pashpërthyera në Parkun e Lirisë në Ferizaj.

Pas sigurimit të zonës është bërë transportimi i këtyre mjeteve në poligonin e Harilaqit, të cilat janë demoluar nga pjesëtarët e EDO-së të FSK-së dhe ata të EOD-së të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Për vite me radhë, Kompania e Deminimit ka qenë e angazhuar në pastrimin e fushave të kontaminuar me mjete të pashpërthyera, ku janë kryer operacione deminimi në pastrimin e shumë fushëbetejave.

EkoHigjiena

Forca e Sigurisë së Kosovës, përkatësisht Kompania e Deiminimit, vazhdon të mbetet e përkushtuar në ofrimin e sigurisë së qytetarëve ndaj mjeteve të pashpërthyera, dhe i lut qytetarët e Republikës së Kosovës që nëse hasin në ndonjë mjetë të dyshimtë të raportojnë tek organet e sigurisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.