FSK gjen trupin e pajetë të një shtetasi të huaj në Liqenin e Batllavës
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), ka gjetur trupin e pajetë të një shtetasi të huaj në Liqenin e Batllavës.
“Pas marrjes së informacionit nga Qendra e Situatave të Republikës së Kosovës, FSK ka angazhuar menjëherë Ekipin e Kërkim Shpëtimit në operacionin në Liqenin e Batllavës, ku ekipi pas intervenimit në orët e vona ka arritur të gjej trupin e pajetë të A.A shtetas i huaj”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Trupi i pajetë është dorëzuar autoriteteve për procedurat e mëtejme. /2LONLINE/
