DYLON

FSK fuqizohet me mjete të reja të blinduara nga SHBA

FSK fuqizohet me mjete të reja të blinduara nga SHBA
Avatar photo Redaksia

Sot u zhvillua ceremonia solemne e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja, të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Në këtë ngjarje morën pjesë kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, atasheu i ushtrisë në Ambasadën e SHBA-së, nënkolonel Jonathan Shaw, dhe Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

EkoHigjiena

Ky investim përfaqëson një hap të rëndësishëm në modernizimin e FSK-së, duke e pajisur atë me teknologji dhe mjete të avancuara për realizimin e misionit të saj kushtetues.

Ministri Maqedonci theksoi se mbështetja e vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, partneri ynë strategjik dhe i pazëvendësueshëm, është dëshmi e miqësisë dhe bashkëpunimit të fortë mes dy vendeve tona.

“Me një dedikim të palëkundur ndaj vlerave perëndimore dhe doktrinës së ushtrisë amerikane, ne jemi të angazhuar për një ngritje të qëndrueshme dhe progresive të forcës sonë, duke adoptuar sisteme armatimi në përputhje me standardet e NATO-s”, tha mes tjerash ministri.

Ky përkushtim siguron që FSK të jetë një forcë e avancuar dhe e ndërveprueshme, e gatshme të bashkëpunojë ngushtë me ushtritë e vendeve anëtare të aleancës euro-atlantike, për të krijuar një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme për gjithë qytetarët tanë, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes e Republikës së Kosovës.  /2LONLINE/