DYLON

FSK fton qytetarët ta festojnë së bashku, Ditën e Forcës së Sigurisë së Kosovës! 

FSK fton qytetarët ta festojnë së bashku, Ditën e Forcës së Sigurisë së Kosovës! 
Avatar photo Redaksia

Me rastin e “Ditës së Forcës”, Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës organizojnë “Ditën e Hapur’’.

“Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e DITËS SË FORCËS, më datë 27 Nëntor, duke filluar nga ora 12:00 deri në ora 15:00 organizon “DITËN E HAPUR’’. Të gjithë qytetarët janë të mirëpritur të vizitojnë të gjitha kazermat e FSK-së, në Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozotin.

EkoHigjiena

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM DHE FTESË PËR GJITHË QYTETARËT E VENDIT

Të nderuar qytetarë,

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e DITËS SË FORCËS, më datë 27 Nëntor, duke filluar nga ora 12:00 deri në ora 15:00 organizon “DITËN E HAPUR’’.

Të gjithë qytetarët janë të mirëpritur të vizitojnë të gjitha kazermat e FSK-së, në Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozotin.

Në këtë ditë, në Kazermën “Adem Jashari” nga ora 12:00, do të marrin pjesë edhe udhëheqësit më të lartë shtetërorë, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere me mision në vendin tonë.

Në të gjitha kazermat e FSK-së, në këtë ditë festive, para qytetarëve të pranishëm, do të ekspozohen dhe demonstrohen aftësitë dhe kapacitetet ushtarake të FSK-së të shoqëruara edhe me aktivitete tjera.

Forca e Sigurisë së Kosovës është ushtri profesionale dhe multietnike, në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit pa dallim!

Të nderuar qytetarë,

Ejani të festojmë së bashku ditën tonë – Ditën e Forcës së Sigurisë së Kosovës!  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.