DYLON

FSK forcon lidershipin dhe profesionalizmin e trupës së nënoficerëve

FSK forcon lidershipin dhe profesionalizmin e trupës së nënoficerëve
Redaksia

Në Qendrën e Përgatitjes Profesionale të Nënoficerëve në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, u mbajt ceremonia e përfundimit të Kursit të Kryekapterit, Kursit të Avancuar dhe Kursit Bazë të Nënoficerit, ku morën pjesë kursantë nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Në mesin e të diplomuarve ishin edhe gjashtë nënoficerë të FSK-së, të cilët përfunduan me sukses trajnimet përkatëse, duke dëshmuar përkushtimin dhe angazhimin e vazhdueshëm të FSK-së në ngritjen profesionale, avancimin e lidershipit dhe zhvillimin e kapaciteteve të trupës së nënoficerëve.

EkoHigjiena

Zhvillimi i një trupe nënoficerësh profesionistë, të përgatitur dhe të përkushtuar, të cilët udhëheqin me shembull, drejtojnë me profesionalizëm dhe kontribuojnë drejtpërdrejt në rritjen e gatishmërisë operacionale të njësive, mbetet një ndër prioritetet e FSK-së.

Investimi në zhvillimin profesional të nënoficerëve është investim në lidership, profesionalizëm dhe gatishmëri operacionale. /2LONLINE/

S

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.