DYLON

FSK forcon bashkëpunimin me Gardën Nacionale të Ajovës, Strasser dekorohet me medaljen “Shërbim Vetëmohues”

FSK forcon bashkëpunimin me Gardën Nacionale të Ajovës, Strasser dekorohet me medaljen “Shërbim Vetëmohues”
Avatar photo Redaksia

Komandanti i Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), Bashkim Jashari, ka pritur në një takim zyrtar Rreshter Majorin Komandues të Gardës Nacionale të Ajovës (IANG), Matthew T. Strasser, ku u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ushtarak ndërmjet dy institucioneve.

Gjatë takimit, të dyja palët vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm si shumë të suksesshëm, me fokus të veçantë në zhvillimin dhe avancimin e trupës së nënoficerëve. Gjenerallejtënant Jashari theksoi rëndësinë e kontributit të partnerëve amerikanë, në veçanti të Garda Nacionale e Ajovës, në ndërtimin e një strukture profesionale dhe të qëndrueshme të nënoficerëve brenda FSK-së.

EkoHigjiena

Nga ana e tij, Rreshter Majori i Komandës Strasser vlerësoi lidershipin e Gjeneral Jasharit dhe angazhimin e tij në zhvillimin e karrierës ushtarake për personelin e FSK-së. Ai theksoi rolin kyç të nënoficerëve si shtylla kryesore e forcës, duke nënvizuar përkushtimin e vazhdueshëm për fuqizimin e këtij segmenti.

Në përmbyllje të takimit, komandanti i FSK-së dekoroi Rreshter Majorin Strasser me medaljen “Shërbim Vetëmohues”, në shenjë mirënjohjeje për mbështetjen e tij të vazhdueshme ndaj zhvillimit dhe profesionalizimit të FSK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.