DYLON

FSK fillon ligjëratat për vetëdijesimin nga rreziku i minave

FSK fillon ligjëratat për vetëdijesimin nga rreziku i minave
Avatar photo Redaksia

Forca e Sigurisë së Kosovës me Instruktorët e Kompanisë së Deminimit të Gardës Kombëtare, kanë filluar realizimin e ligjëratave për nxënësit në shkollat fillore dhe të mesme të ulët në Komunat e Kosovës me qëllim të ngritjes së vetëdijësimit të nxënësve për rrezikun që shkaktojnë minat dhe mjeteve tjera të ndryshme eksplozive të pashpërthyera që ndodhen në territorin e Kosovës që nga lufta e fundit.

Ky projekt realizohet në bashkëpunim mes Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe Drejtorive Komunale të Arsimit dhe do të mbahet për të gjitha komunitetet me qëllim të parandalimit të incidenteve me mina apo mjete tjera të pashpërthyera, të cilat gjinden në Kosovës dhe paraqesin rrezik për qytetarët e vendit. /2LONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.