Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes ( KDS) me një ceremoni të përbashkët kanë përfunduar tri kurse specialistike.
Kursi i Avancuar për Lider, realizuar në shkollën e nënoficerëve, ku kursantët u trajnuan në zhvillimin dhe ngritjen e lidershipit.
Kursi Bazë për Nënoficer të Këmbësorisë dhe Kursi Bazë për Snajper u zhvilluan në Qendrën e Stërvitjes Profesionale.
Të dy këto kurse të fushës së këmbësorisë kanë për qëllim përgatitjen dhe klasifikimin profesional të pjesëtarëve në fusha të specializuara ushtarake, njofton FSK. /2LONLINE/