DYLON

FSK e ndërveprueshme me partnerët në operacionin Interflex

FSK e ndërveprueshme me partnerët në operacionin Interflex
Avatar photo Redaksia

Forca e Sigurisë së Kosovës me kapacitetet e saj është duke dhënë kontribut në Operacionin Interflex në Mbretërinë e Bashkuar në mbështetje për trajnimin e ushtarakëve nga Ukraina duke ndihmuar kështu në stërvitjen e përbashkët me partnerët për t`u përballur me agresionin rus në Ukrainë.

FSK është duke operuar me kontingjentin e katërt që nga fillimi i pjesëmarrjes në operacionin Interflex, ku i është bashkangjitur Kompaninë Echo (e udhëhequr nga njësia nga Zelanda e Re). Kjo kompani përbëhet nga 4 njësi nga shtete të ndryshme (Zelanda e Re, Kosova, Estonia dhe Lituania).

EkoHigjiena

Kontingjenti i FSK është duke kryer detyrat e planifikimit, përgatitjet e nevojshme logjistike dhe ekzekutimi i kurseve 5-javore për forcat ukrainase. Gjatë periudhës së angazhimit, Kompania Echo ka përfunduar gjithsej tri kurse të trajnimit për forcat ukrainase.

Misioni dhe qëllimi kontigjentin e FSK-së është përgatitja e pjesëtarëve të forcave ukrainase për udhëheqës të skuadrës, taktikat e luftimit nga niveli individual deri në nivelin e skuadrës si: patrullat, operacionet sulmuese dhe mbrojtëse, Procedura e Udhëheqjes së Trupave(PUT), lidership, komandë-kontroll, përdorimi i dronëve të llojeve të ndryshme, si dhe qitje taktike. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.