/2L ONLINE/ – Një punëtor i kompanisë që mirëmban rrugët magjistrale, duke pastruar nga mbeturinat rrugën kryesore Kamenicë- Crep, ka parë në skajë të rrugës një mjet shpërthyes, ku dyshohet të jetë (bombë e dorës).
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se Policia e Kosovës me ta marrë informatën ka dalë dhe e ka siguruar vendin e ngjarjes dhe një njësi i FSK-së për deminim dhe një njësi nga KFOR-i amerikan e kanë marrë mjetin shpërthyes, ku çdo gjë ka shkuar në rregullt. /2L ONLINE/
/Fotoilustrim/