Komandanti i FSK-së, gjenerallejtnënt, Kadri Kastrati deklaroi se gjatë çdo vizite të drejtuesve të FSK-së jashtë Kosovës, apo në çdo vizitë në Ministrinë e FSK-së në vend, kërkesë numër një e kanë që FSK-ja është zhvilluar deri në atë shkallë sa mund të bëhet eksportuese e sigurisë.
Gjeneral Kastrati tha për Evropën e Lirë se “FSK-ja është e gatshme që krah për krah me të gjitha ushtritë e NATO-s, ushtritë perëndimore dhe ushtritë e tjera që nuk janë në NATO dhe marrin pjesë në operacione paqeruajtëse, që t’i dërgojmë oficeret tanë”.