DYLON

FSK e gatshme për garën “Cambrian Patrol 2024”

FSK e gatshme për garën “Cambrian Patrol 2024”
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të përgatitjeve për pjesëmarrje në garën “Cambrian Patrol 2024”, skuadra e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe një skuadër nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë në koordinim me Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar dhe me qëllim vlerësimin e skuadrave pjesëmarrëse në garë, kanë realizuar ushtrimin fushor “ Camprep24”, ku skuadrat u testuan kaluan sfidat e ngjashme që do të jenë gjatë realizimit të garës.

Skuadrat treguan disiplinë, motiv e përkushtim të lartë, duke bërë më të mirën për të përfaqësuar vendet tona në garën më të madhe të ushtrive të botës siç është gara “Cambrian Patrol”, që realizohet çdo vit në Mbretërinë e Bashkuar dhe me pjesëmarrjen e një numri të madhe nga të gjitha vendet e botës. /2LONLINE/

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.