DYLON

FSK dhe ushtria gjermane realizuan trajnimin Bazik për Kërkim-Shpëtim Urban

FSK dhe ushtria gjermane realizuan trajnimin Bazik për Kërkim-Shpëtim Urban
Avatar photo Redaksia

Në Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim-Shpëtim u realizua Trajnimi Bazik për Kërkim-Shpëtim Urban – niveli bazik me pjesëmarrjen e personelit nga njësit e FSK-së, edhe pjesëtarë nga Ushtria e Republikës Federale të Gjermanisë.

Ky trajnim gjithashtu thekson bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë në ngritjen e kapaciteteve profesionale në fushën e kërkim-shpëtimit. Pjesëmarrja e pjesëtarëve të Ushtrisë Gjermane kontribuoi në shkëmbimin e përvojave, ndërveprueshmërinë dhe zhvillimin e mëtejshëm të standardeve të përbashkëta të trajnimit.

EkoHigjiena

Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit zhvilluan aftësi bazike në kërkim-shpëtim urban, përfshirë teknikat e kërkimit, procedurat e shpëtimit, punën ekipore, masat e sigurisë dhe koordinimin gjatë reagimit në skenarë të fatkeqësive urbane, thuhet në njoftimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.