DYLON

FSK dhe Garda Kombëtare e Iowa-s me aktivitete të përbashkëta

FSK dhe Garda Kombëtare e Iowa-s me aktivitete të përbashkëta
Avatar photo Redaksia

Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të partneritetit me Gardën Kombëtare të Iowa, ishte pjesë në Ditën e Vizitoreve të Shquar (Distinguished Visitors Day) e JRTC (Joint Readiness Training Center) Training Rotation, Fort Johnson, Louisiana, ShBA, ku pjesë e njësive të Gardës Kombëtare të Iowa-s, ishin edhe gjashtë pjesëtar të Regjimentit të parë të Forcave Tokësore (R1K), të cilët ndanë përvojat e tyre në këtë aktivitet të rëndësishëm të Ushtrisë Amerikane.

R1K është i binjakëzuar me Batalionin 133 te Këmbësorisë së Gardës Kombëtare të Iowa-a, që nga viti 2022 dhe deri me tani janë realizuar aktivitete të ndryshme ushtarake në të dyja vendet dhe ky ishte aktiviteti i radhës i cili thelloi edhe me tej bashkëpunimin ndërmjet dy njësive, e që do të vazhdoi me trajnime e aktivitetet tjera në të ardhmen, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës. /2LONLINE/

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.