DYLON

FSK dhe FARSH zhvillojnë trajnim të përbashkët në Kërkim-Shpëtim Malor

FSK dhe FARSH zhvillojnë trajnim të përbashkët në Kërkim-Shpëtim Malor
Redaksia

Në kuadër të planit të bashkëpunimit bilateral, pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) kanë realizuar trajnim tre javor në fushën e Kërkim-Shpëtimit Malor, në nivelin bazik dhe të avancuar.

Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit zhvilluan aftësitë profesionale dhe praktike në zbatimin e teknikave të kërkim-shpëtimit, me fokus në rritjen e gatishmërisë dhe kapaciteteve operacionale për ndërhyrje në terrene malore.

EkoHigjiena

Ky aktivitet dëshmon përkushtimin e përbashkët për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy forcave, shkëmbimin e përvojave dhe zhvillimin e kapaciteteve profesionale në fushën e kërkim-shpëtimit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.