DYLON

FSK dhe FARSH trajnohen për veprime të përbashkëta

FSK dhe FARSH trajnohen për veprime të përbashkëta
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Republikën e Shqipërisë, në Qendrën Ndërkombëtare Trajnuese për Kërkim-Shpëtim të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës është realizuar trajnimi “Kërkim-Shpëtim Urban Bazik dhe i Avancuar”, me pjesëmarrjen nga ushtarak të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe FSK-së.

Në trajnim u shtjelluan tema që kanë të bëjnë me përgatitjen dhe aftësimin e kursantëve për reagim në katastrofa natyrore dhe njerëzore, planifikim, zhvillimin e detyrave individuale si kërkues-shpëtues në një katastrofë urbane, puna ekipore në operacione të shpëtimit, përdorimi i pajisjeve adekuate, aplikimi i pajandrimeve, dhënia e ndihmës së parë në katastrofa urbane etj.

EkoHigjiena

Ky trajnim është vazhdimësi e bashkëpunimeve të rëndësishme drejt rritjes së kapaciteteve për reagim në situata emergjente urbane dhe forcon ndërveprimin ndërmjet dy vendeve tona.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.