DYLON

FSK dhe FARSH rrisin bashkëpunimin në fushën e logjistikës

FSK dhe FARSH rrisin bashkëpunimin në fushën e logjistikës
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), një delegacion nga Komanda Mbështetëse e FARSH-it, udhëhequr nga Komandanti, Gjeneral Brigade Aleksandër Pando, ka qëndruar në vizitë në Komandën e Logjistikës të FSK-së.

Delegacioni u prit nga Zëvendëskomandanti i Komandës së Logjistikës, Kolonel Mehmet Lladrovci, që i njoftoi homologët nga FARSH me të arriturat, sfidat, ngritjen e kapaciteteve, misionin dhe detyrat e Komandës së Logjistikës, Strukturën organizative, aktivitetet dhe zhvillimet tjera në fushën e Logjistikës dhe Mjekësore.

EkoHigjiena

Gjithashtu është realizuar vizitë në servisin për automjetet e rënda, ku patën mundësinë të shohin nga afër kapacitetet e mirëmbajtjes.

Gjatë kësaj vizite u rikonfirmua përkushtimi i ndërsjellë për thellimin e bashkëpunimit dhe avancimin e mëtejshëm të kapaciteteve logjistike dhe mjekësore, përmes planeve bilaterale dhe shkëmbimit të përvojave dhe praktikave më të mira ndërmjet dy forcave. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.