DYLON

FSK avancon kapacitetet teknike për mirëmbajtjen e automjeteve HMMWV me mbështetjen amerikane

FSK avancon kapacitetet teknike për mirëmbajtjen e automjeteve HMMWV me mbështetjen amerikane
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të zhvillimit dhe avancimit të vazhdueshëm të kapaciteteve profesionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, është realizuar trajnimi “Maintenance Event”, në objektin e SMAR-it, në Aeroportin e Gjakovës.

Trajnimi u zhvillua me pjesëmarrjen e pjesëtarëve të FSK-së dhe me mbështetjen e pjesëtarëve të Gardës Kombëtare të Ajova-s, SHBA, duke ofruar mundësi për shkëmbim të përvojave dhe avancim të njohurive teknike në mirëmbajtjen e automjeteve HMMWV.

EkoHigjiena

Gjatë trajnimit, pjesëtarët e FSK-së zhvilluan aftësi praktike në inspektimin, mirëmbajtjen, diagnostikimin dhe riparimin e sistemeve kryesore të automjeteve HMMWV, me fokus të veçantë në transmisionin, sistemin e derivateve dhe sistemet elektronike.

Një komponent i rëndësishëm i trajnimit ishte edhe zhvillimi i kapaciteteve të instruktorëve të FSK-së, duke krijuar mundësi për bartjen e njohurive dhe përvojave të fituara tek pjesëtarët e tjerë të Forcës.

Ky aktivitet përfaqëson një tjetër hap në ngritjen e kapaciteteve teknike dhe profesionale të FSK-së, rritjen e efikasitetit në mirëmbajtjen e mjeteve dhe forcimin e bashkëpunimit të qëndrueshëm me Gardën Kombëtare të Ajova-s. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.