FSK: Aktivitetet trajnuese dhe përgatitore të Regjimenteve të Këmbësorisë
Në kuadër të aktiviteteve të planifikuara të regjimenteve të këmbësorisë së Komandës së Forcës Tokësore të FSK-së, janë zhvilluar aktivitete të ndryshme trajnuese, përgatitore dhe garuese.
Aktivitetet kanë synuar avancimin e aftësive individuale dhe ekipore, përmes forcimit të përgatitjes fizike dhe psikologjike, përsosjes së shkathtësive ushtarake, si dhe zhvillimit të punës ekipore, disiplinës, koordinimit dhe reagimit efektiv.
“Përkushtimi dhe angazhimi i vazhdueshëm i pjesëtarëve të FSK-së në këto aktivitete dëshmojnë rëndësinë që i kushtohet përgatitjes profesionale, disiplinës, bashkëpunimit dhe gatishmërisë për përmbushjen me sukses të detyrave”, thuhet në njoftimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. /2LONLINE/
