FSHS në UKZ mban punëtori për shqyrtimin e draftit të Raportit të Vetëvlerësimit
Fakulteti i Shkencave Sociale (FSHS) në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, pas realizimit të takimit me palët e interesit (stakeholders) dhe hulumtimit me studentë, mbajti punëtori për shqyrtimin e draftit të Raportit të Vetëvlerësimit (RVV) të programit Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Evropiane (MNSE).
Punëtoria kishte për qëllim diskutimin, analizimin dhe plotësimin e draftit të raportit, duke marrë në konsideratë rekomandimet e palëve të interesit dhe rezultatet e hulumtimit me studentë, në përputhje me standardet e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA).
Ky aktivitet është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të fakultetit për sigurimin dhe ngritjen e cilësisë akademike, përfshirjen aktive të studentëve dhe palëve të interesit, si dhe përgatitjen e dokumentacionit në kuadër të procesit të akreditimit. /2LONLINE/
