DYLON

FSHK i UKZ-së prezanton projektet e saja në kuadër të 10 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

FSHK i UKZ-së prezanton projektet e saja në kuadër të 10 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të 10 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Fakulteti i Shkencave Kompjuterike të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, do të bëjë prezantimin e II-të Vjetor të projekteve të këtij Fakulteti. Prezantimi i projekteve do të mbahet me 16.02.2017 (e premte) ora 11:00 në sallën A34.

Sipas Dekaniit të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Xhevdet Thaqi, Fakulteti i Shkencave Kompjuterike të UKZ, në punën mësimore dhe shkencore synon të realizojë objektivat e programit studimor duke bashkëpunuar me institucionet e tjera si në sektorin publik, po ashtu edhe atë privat për të zhvilluar projekte në fushën e digjitalizimit, zhvillimit të softuerëve, ndërtimit të Ueb faqeve për promovimin të institucioneve-bizneseve, dhe produkteve tjera të shërbimeve on-line.

Kësaj radhe do të prezantohen projektet e zgjedhura dhe të punuara me përkushtim në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.