DYLON

FSHF me premi pas kualifikimit të ekipit Kombëtar të Futsalit

FSHF me premi pas kualifikimit të ekipit Kombëtar të Futsalit
Avatar photo Elife Sherifi

Në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit është zhvilluar mbledhja e zakonshme e Komitetit Ekzekutiv, drejtuar nga presidenti Armand Duka.

Ndër të tjera, më i rëndësishëm ka qenë diskutimi për suksesin e ekipit kombëtar të futsallit, ku është akorduar një premio prej 15 mijë eurosh.

Lajmi është bërë me dije nga Federata Shqiptare e Futbollit që përmes një njoftimi në kanalin zyrtar lajmëron:

EkoHigjiena

“Sot, më datën 10 Shkurt është mbajtur në ambjentet e Federatës së Futbollit mbledhja e zakonshme e Komitetit Ekzekutiv nën drejtimin e Presidentit Armand Duka.

Në këtë mbledhje u vendos zhvillimi i Asamblesë së zakonshme të FSHF dhe rendi i ditës, që do të mbahen më datën 9 Prill në Tiranë.

Ndër të tjera, Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit, vendosi që të ndajë një premio prej 15 mijë Euro për Ekipin Kombëtar të Futsalit, si një vlerësim i merituar pas suksesit të tyre në kalimin e turit në Elite Round.Komiteti vendosi të diskutojë në mbledhjen e radhës dy propozime të rëndësishme për organizimin e Kampionatit Kombëtar U-13 dhe U-21, pasi këto propozime të diskutohen nga ana e Federatës së Futbollit edhe me klubet.

Në këtë mbledhje, Komiteti u informua lidhur me ecurinë e menaxhimit të Air Albania Stadium, si dhe me ecurine e punimeve tek Shtëpia e Futbollit”.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.