DYLON

FSHF me njoftim të rëndësishëm për biletat e ndeshjes Shqipëri – Francë

FSHF me njoftim të rëndësishëm për biletat e ndeshjes Shqipëri – Francë
Avatar photo Elife Sherifi

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka bërë njoftimin zyrtar për ndeshjet e Kombëtares së Shqipërisë ndaj Andorrës dhe ndaj Francës.

Shqipëria do të luajë edhe dy ndeshje eliminatore në kuadër të Euro 2020 në muajin nëntor.

Takimi i parë do të jetë më datë 14 ndaj Andorrës në Elbasan Arena, ndërsa më 17 nëntor ndaj Francës në Stadiumin e ri kombëtar në Tiranë.

EkoHigjiena

FSHF tashmë ka njoftuar se kur dalin biletat në shitje dhe si mund të blihen ato.

Njoftimi i plotë i FSHF-së:

Duke filluar që nga dita e martë, 22 Tetor 2019, të gjithë anëtarët e FanClub “Tifozët e Kombëtares” mund të blejnë online biletat e tyre për dy ndeshjet e muajit nëntor.

14 Nëntor: Shqipëri-Andorra (Elbasan Arena)

17 Nëntor: Shqipëri-Francë (Stadiumi ri kombëtar në Tiranë)

Çdo tifoz mund të antarësohet në FanClub nëpërmjet këtij linku: http://fanzone.fshf.org/

*Deri në datë 1 Nëntor, bileta mund të blejnë vetëm anëtarët e FanClub “Tifozët e Kombëtares”, të cilët mund të zgjedhin vendin më të mirë në stadium.

*Me kartën Bazë, keni këto përfitime: Ofertat e fanclub

*Me kartën Gold, keni këto përfitime: Ofertat e fanclub

(Për biletën në zonën V.I.P do të kontaktoheni nga stafi i FSHF pas procesit të anëtarësimit)

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.