DYLON

FSHF: I duam të gjithë tifozët

Avatar photo Redaksia

Reagon Federata shqiptare e futbollit në lidhje me raportimet e pavërteta në lidhje me prezencën e tifozëve kosovar në ndeshjen, Shqipëri – Serbi.

Federata Shqiptare e Futbollit, kërkon të informojë opinionin publik në lidhje me lajmet e fundit që qarkullojnë në media, për “këshillimin” apo “sygjerimin” nga ana e UEFA-s, për të mospajisje me bileta të tifozëve nga Kosova, për ndeshjen Shqipëri – Serbi, që do të zhvillohet më 8 tetor 2015, në Elbasan:

EkoHigjiena

Nuk ka patur rekomandime apo sygjerime të tilla, për Federatën Shqiptare të Futbollit, nga ana e organizmit më të lartë të futbollit europian, UEFA, transmeton sportishqiptar.

Nga ana e saj, FSHF garanton që edhe sikur të kishte të tilla “këshilla”, ato kurrsesi nuk do të merreshin parasysh nga ana e institucionit shqiptar të futbollit. Tifozët kosovarë, kanë qenë, janë dhe do të jenë, kurdoherë të mirëpritur, në të gjitha ndeshjet e kombëtares kuqezi, pavarësisht se kundër cilës kombëtare do të luajmë.

Mbështetja e tyre dhe e të gjithë shqiptarëve kudo në botë, për ekipin kombëtar të futbollit, është e pazëvendësueshme dhe burim frymëzimi për djemtë tanë në arritjen e rezultateve pozitive që i dëshirojmë të gjithë.

Edhe njëherë i bëjmë thirrje, të gjithë grupimeve të tifozerisë së kombëtares, që të mbështesin sa më fort, si deri më tani, ekipin kombëtar të futbollit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.