Fshatrat që nesër do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike

Fshatrat që nesër do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike

Shërbimet e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS), në bashkëpunim me Drejtorinë për Shërbime Publike në Kamenicë, njoftojnë se nesër gjatë ditës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa lokalitete të Komunës së Kamenicës.

Sipas KEDS-it kjo ndërprerje e energjisë elektrike është si pasojë mirëmbajtjeve preventive.

Më 20.10.2018 në TS 110/20(10) kV Kamenica do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Hogoshti (Kodi: 62000004) prej orës 10:00 deri në ora 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Hogoshti, Shipashnica, Poliqka dhe Gjyrishevci.

Arsyeja e ndërprerjes: Mirëmbajtje preventive.

KOMENTE