Institucionet komunale të Vitisë me qëllim të krijimit të hapësirave për zhvillimin e disiplinave të ndryshme sportive gjatë këtij viti kanë paraparëë ndërtimin e disa fushave sportive në lokalitetet e ndryshme të kësaj komune.
Me këtë rast kryetari Haliti ka inspektuar dje punimet në asfaltimin e fushës sportive në Devajë dhe Terpezë qe u realizuan nga institucionet komunale të Vitisë me pajtimin e banorëve të këtyre fshatrave në veçanti të moshës së re.