Fshati Qarr i komunës së Bujanocit është një vendbanim shqiptarë në të cilin jetojnë 80 banorë të shpërndarë në 12 shtëpi.
Banorët e këtij vendbanimi përmes një ankese drejtuar Titulli.com kanë shprehur shqetësimin e tyre për mungesën e investimeve nga buxheti i komunës deri më tani.
“Jam një banor i fshatit ku nuk kemi rrugë të asfaltuara edhe pse jemi pjesë e komunës së Bujanocit asnjë investim nuk është bërë dhe jemi të anashkaluar nga qeverisja lokal për një kohë të gjatë”, ka thënë për Titulli.com Kushtrim Alimi banorë i këtij fshati.
Sipas tij mësimin në shkollim fillorë të ciklit të ulët nuk zhvillohet por nxënësit e pakët që janë vijojnë mësimet në fshatin Muhoc dhe Rogan të komunës së Kamenicës.
Ai thotë se ka kërkesa të ndryshme por prioritet është asfaltimi i disa rrugëve sidomos rrugës me gjatësi prej 3.5 km që shpie në drejtim të fshatit Muhoc.
Ky fshat shpeshherë ishte pikënisje për fillimin e fushatës parazgjedhore për zgjedhjet lokale por tani si duket nga ankesa e banorëve mundë të thuhet se është lënë në harresë.
BURIMI: Titulli.com