DYLON

Fshati më i pastër, Budrika e Epërme, ndërsa fshati më i rregulluar Ramjani

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Me rastin e Dit[s Ndërkombëtare t[ Mjedisit, Komuna e Vitisë, respektivisht Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, ka bërë shpalljen e fshatrave, shkollave dhe kopshteve më të bukura për vitin 2016. Në takimin që u mbajt sot në sallën e Kuvendit Komunal në Viti për nderë të kësaj dite, e ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të institucioneve dhe këshillave të fshatrave të komunës së Vitisë, kryetari i komunës Sokol Haliti ka theksuar angazhimin institucional në krijimin e hapësirave të gjelbëruara dhe ambienteve të pastra.

Kryetari Haliti u fokusua në projektet e realizuara dhe ato që do të finalizohen në të ardhmen që kanë të bëjnë me ambientin, mbrojtjen mjedisit, mbajtjen e pastërtisë etj.

EkoHigjiena

“Për ata që punojnë, komuna është këtu për tu mbështetur. Duhet të reflektojmë të gjithë si në këtë ditë te mjedisit që po e shënojmë sot, që të angazhohemi për ti kontribuar ambientit të pastër dhe krijimit të hapësirave gjelbëruese’’, ka thënë kryetari Haliti.

Ndërsa komisioni për përzgjedhjen e fshatrave, shkollave dhe kopshteve më të mira, ka bërë edhe publikimin e më të dalluarve, me që rast mirënjohjet ua ndau kryetari Haliti i shoqëruar edhe nga kryesuesi i Kuvendit komunal Naim Pira.

Fshati më i pastër u përzgjodh Budrika e Epërme, ndërsa fshati më i rregulluar Ramjani. Ambientet shkollorë u dalluan për këtë vit shkolla fillore “Dëshmorët e 5 Prillit” e fshatit Smirë që zuri vendin e parë, vendin e dytë e ndanë shkolla “Kenan Halimi” nga Skifteraj dhe shkolla’ Dëshmorët e Vitisë” nga Viti, si dhe vendi i tretë për shkollën “Safet Rexhepi”- Ballancë.

Kurse kopshti më i mirë që u rendit në vendin e parë është i Ferid Bajramit nga Tërpeza, vendin i dytë kopshtit të Admir Frangut nga Sllatina e Poshtme dhe vendi I tretë për Deli Pajazitin nga Zhitia. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.