DYLON

Fshati Letnicë u bë me ujë të pijshëm

Fshati Letnicë u bë me ujë të pijshëm
Avatar photo Redaksia

Sot në fshatin Letnicë të Vitisë, është bërë përurimi i rrjetit të ujësjellësit. Ky projekt është realizuar në bashkëpunim të komunës së Vitisë me Dorsch/CDI dhe është financuar nga qeveria zvicerane dhe e Kosovës por edhe nga komuna e Vitisë.

Fillimisht në Viti, është bërë nënshkrimi i marrëveshjes trepalëshe në mes të komunës, fshatit Letnicë dhe Kompanisë Rajonale të Ujërave ” Hidromorava”-Gjilan pasi që menaxhimi i ujit në këtë lokalitet do të merret nga KRU “Hidromorava”.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me rastin e përurimit të këtij projekti, ka potencuar se pas rregullimit të rrjetit të ujësjellësit banorët e këtij fshati do të kenë qasje në ujë të pijes.

EkoHigjiena

Ai potencoi se komuna e Vitisë, në bashkëpunim me partnerët e saj po punon edhe në lokalitete të tjera për të sigurohet furnizimi i banorëve me ujë të pijes dhe që më pas menaxhimi i ujit të bëhet nga Kompania Hidoromorava në Gjilan.

Ai gjithashtu tha se pos projektit të sigurimit të ujit të pijes për banorët e këtij lokaliteti më parë janë realizuar edhe shumë projekte të tjera në fushat e ndryshme që sipas tij kanë për qëllim rritjen e cilësisë së jetesës në këtë fshat.

Ndërsa Kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Hidromorava” , Muhamed Suliqi tha se realizimi i këtij projekti për banorët e fshatit Letnicë është jetike dhe se KRU “Hidromorava” do ta merr menaxhimin e tij duke shtuar se Qendra Regjionale e Shëndetësisë Publike ka cilësuar se uji nga ky rrjet është i pijshëm, transmeton 2LONLINE.com.

Megjithatë ai pati edhe një porosi për konsumatorët aktual që të paguajnë faturën e ujit të pijshëm pasi që sipas përfaqësuesit të kësaj kompanie vetëm kështu mund të sigurohet cilësia e mirë e ujit. Ai shtoj se menaxhimin e ujit të pijshëm edhe në lokalitetet e tjera të kësaj komune pritet ta merr kjo kompani.

Edhe famullitari i kishës katolike në Viti, Dom Marjan Demaj dhe Kryetari i fshatit Letnicë, Shin Gjoni kanë përgëzuar të gjithë ata që kanë mundësuar realizimin e këtij projekti për banorët e fshatit Letnicë, në veçanti ata falënderuan kryetarin Haliti, për përkushtimin e tij që të përmirësoj kushtet për jetesë të qytetarëve të këtij lokaliteti.

Përndryshe ditë më parë është bërë edhe përurimi i ndërrimit të gypit të asbest betonit nga Fabrika e Përpunimit të Ujit në Letnicë deri në qytetin e Vitisë ku furnizohen me ujë shumë banorë të kësaj komune. Gjithashtu ditë me parë u bë edhe përurimi i ujit të pijshëm në fshatin Gërmovë. Sipas zyrtarëve komunal do të vazhdohet me realizimin edhe të shumë projekteve të tjera në sigurimin e ujit të pijshëm për banorët. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.