DYLON

Fshati Budrikë po bëhet me asfalt të ri

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Rrugës së dëmtuar në fshatin Budrikë po i vjen fundi, pasi që sot kanë filluar punimet në asfaltimin e kësaj rruge. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka inspektuar sot punimet që janë duke u bërë në asfaltimin e rrugës së Budrikës e cila po financohet me mjete vetanake të komunës së Vitisë.

Banorët e këtij lokaliteti u shprehën të kënaqur që më në fund po bëhet asfaltimi i kësaj rruge pasi që sipas tyre rruga e vjetër ka qenë pothuajse e pakalueshme nga gropat e shumta.

EkoHigjiena

Për ndryshe gjatë këtyre ditëve në territorin e komunës së Vitisë është duke u punuar shumë në rregullimin e infrastrukturës rrugore ku për momentin janë duke vazhduar punimet në rivitalizimin e rrugës magjistrale Kllokot-Viti-Gërlicë ndërsa së shpejti pritet të bëhet edhe rivitalizimi i rrugës magjistrale Kllokot-Ferizaj./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.