DYLON

Fshati Binqë hynë në sistemin e menaxhimit të mbeturinave

Fshati Binqë hynë në sistemin e menaxhimit të mbeturinave
Avatar photo Redaksia

Fshati Binqë i Komunës së Vitisë, së shpejti do të hynë në menaxhim të mbeturinave, kjo gjë u bë me dije sot pas një takimi të cilën e ka zhvilluar kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Nexhmedin Jakupi, Drejtor i Shërbimeve Publike me banorë të këshillit të fshatit Binqë si dhe me përfaqësues të kompanisë regjionale të mbeturinave Eco-Higjena.

Kryetari Haliti tha se palët janë pajtuar që ky fshat të hy në sistemin e menaxhimit të mbeturinave.

“Në këtë takim jemi pajtuar që fshati Binqë të hy në sistemin e menaxhimit të mbeturinave, për këtë gjë morra edhe konfirmimin nga përfaqësues të kompanisë regjionale të mbeturinave Eco-Higjena. Gradualisht po shtohet interesi dhe vetëdija e qytetarëve dhe të lokaliteteve për mbrojtjen e mjedisit”, u shpreh kryetari Haliti.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.