DYLON

Fryma që po vjen nga ju është fryma e fitores, e shpresës dhe e bashkimit

Fryma që po vjen nga ju është fryma e fitores, e shpresës dhe e bashkimit
Avatar photo Redaksia

Fryma që po vjen nga ju është fryma e fitores, e shpresës dhe e bashkimit

/Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit/

Çfarë mbrëmje e paharrueshme në takimin me Qendrën, Ilirinë dhe Xhaminë e Vogël!

Një grup njerëzish të jashtëzakonshëm, fytyra të buzëqeshura, duar të bashkuara dhe një zë i vetëm që koha për ndryshim ka ardhur përfundimisht.

Ky qytet ka pritur gjatë, por, tashmë çdo lagje, çdo familje, çdo i ri e çdo e moshuar po e ndien se po afrohet një epokë e re për Gjilanin e ri.

Një epokë pune, zhvillimi e dinjiteti. Ne nuk po flasim për premtime të kota, por, për veprime të prekshme, për rrugë që ndriçojnë, lagje të pastra, investime që sjellin jetë, e për një qeverisje që i shërben qytetarëve e jo pushtetarëve.

Falënderim nga zemra për qytetarët e këtyre lagjeve për mikpritjen, për mbështetjen dhe për besimin e madh që po na jepni çdo ditë.

Fryma që po vjen nga ju është fryma e fitores, e shpresës dhe e bashkimit.

Shihemi bashkë në bashkëqeverisje!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.